Historia tronditëse: Barbaria e përdhunimeve në grup nga serbët në sy të burrit

31 Mars 2024 | 18:52

Gazetari Andrea Danglli ka sjellë në Euronews Albania dokumentarin “Jehona e dhimbjes”, ku trajtohet dhuna seksuale gjatë luftës së Kosovës.

Një prej të mbijetuarave të dhunës seksuale, në rrëfimin e trishtë të saj tregoi se çfarë përjetoi nga serbët, dhe mënyrën e dhunshme që e përdhunuan.

Ajo tregoi se aktet seksuale të dhunshme, ja kryen në sy të burrit të saj, ndërsa tregoi se pasi e përdhunuan, mbi trupin e saj lëshuan çokollatë të shkrirë të nxehtë.

“Ne u nisëm për me dalë. U nisëm me burrin. U munduam të largohemi por na panë.  Kishin qenë me maska të vizatuar. Nisën  te më ngacmuar. Kur filluan te më prek nga gjokset, më pas reagoi burri. Në momentin që reagoi burri, e kapën e lidhën dhe e rrahën. Më pas filluan seksin oral. Aty reagoi keq burri. Ata të pestë mbaruan qejfin, lloj lloj kënaqësie. Mi lidhën duart, më pas i bën seks anal, oral, vaginal. Më pas burrit i ra të fikët. Më pas erdhën të gjithë personat, njëri pas tjetrit dhe bën qejfin e vet. Pastaj më çuan te  një shtëpi shumë të bukur. Kur kam shkuar atje kanë ardhur 5 të tjerë dhe ndenjën deri në mbrëmje. Dhe ata bën të njëjtën gjë. Nuk e di si kam mundur t’i rezistojë atyre. Më e vështirë ka qenë kur kanë ardhur dhe 5 të tjerë që ndenjën gjithë natën. Dy tre vet  kanë  bërë të njëjtën gjë me mua. Më pas kanë shkuar poshtë, kanë marrë një çokollatë dhe e kanë shkrirë e më pas ma kanë lëshuar në trup. Më pas më kishte rënë të fikët. Kur i kam hap sytë nuk e kam ditur ku jam”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026