Mandati i Xhaçkës të enjten në Kuvend, Bardhi: Pse mazhoranca s’mori sot vendim

8 Prill 2024 | 15:50

Ditë e enjte Parlamenti do të votojë nëse do e dërgojë për shqyrtim mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese apo jo.

Mësohet se PS dhe PD do të shkojnë me dy raporte në seancën plenare.

Ndërkohë kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi, në një dalje për mediat u shpreh se deputetët e PS nuk morën ditën e sotme asnjë vendim pasi po presin një urdhër nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Mes tjerash, ai theksoi se Rama po i bën mbrojtje Olta Xhaçkës duke theksuar se qëndrimi i mazhorancës hedh në erë parimet e shtetit ligjor.

“Kushtetuta thotë që kur një 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ngrenë një mocion sa i takon papajtueshmërisë së mandatit të një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, Kuvendit është i detyruar që ta dërgojë çështjen për shqyrtim në themel në Gjykatën Kushtetuese. Këtë ka thënë GJK dhe në vendimin për mandatin e Xhaçkës. Qëndrimi i mazhorancës hedh në erë  parimet e shtetit ligjor.

Jam sot në këtë komunikim për të sqaruar opinionin publik mbi strategjinë që kanë deputetët e mazhorancës në këtë çështje dhe së dyti për të denoncuar mbrojtjen  politike që Rama po i bën Xhaçkës.  Nuk morën dot asnjë vendim. Ata nuk morën ende sinjalin. I vetmi që mund të urdhëroj se si ata votojnë është Edi Rama”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026