EMRAT| Kush janë tre të arrestuarit në Vlorë nga operacioni ndërkombëtar anti-drogë
Landi Kalemaj, Floriant Muho dhe Ledjon Muho, janë tre të arrestuarit në Vlorë në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Sammogia”.
Për të tre këta shtetas, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Gjatë operacionit ndërkombëtar “Sammogia”, në total, në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u arrestuan 13 shtetas.
Gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Shërbimin për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Tiranë të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale, Departamentit të Policisë Kriminale pranë Interpol Kombëtar.
Hetimet zbardhën se korrierët shqiptarë, për llogari të organizatës, shpërndanin disa kilogramë kokainë në javë në të gjithë territorin kombëtar për blerës të shumtë, bashkatdhetarë të tyre. Organizata shqiptare mundi të furnizohej edhe me sasi të konsiderueshme marijuane.
U monitoruan udhëtime të shumta të korrierëve shqiptarë nga Gjermania në Itali.
Disa arrestime, me bashkërendimin e Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës, janë kryer edhe në Shqipëri dhe Gjermani, me bashkëpunim të forcave të policisë përkatëse.
Konkretisht u kryen 13 masa shtrënguese dhe u hetuan gjithsej njëzet e dy persona.
Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej 26.5 kg kokainë dhe 11 kg marihuanë dhe u arrestuan në flagrancë 5 persona.
Në orën 10:30 do të mbahet një konferencë për shtyp në selinë e policisë së Bolonjës
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut