Verstappen barazon Schumacher, 3 fitore radhazi në Suzuka
Max Verstappen arriti fitoren e 3-të të sezonit në Çmimin e Madh të Japonisë fundjavën e shkuar në Suzuka. Holandezi u kthye aty ku i takon pas mungesës në Australi për shkak të problemeve teknike të cilat u zgjidhën në kohë duke realizuar kthimin e plotë në luftën për titull.
Gara u shoqërua me rekorde të reja, por ai më i veçanti është vendosja përkrah Michael Schumacher për fitoret radhazi në cirkuitin e lindjes së diellit. Verstappen e fitoi për të 3-ën herë radhazi në datën 7 prill. Diçka që më herët e kishte bërë vetëm gjermani kur drejtonte Ferrarin.
Nga viti 2000 deri në atë 2002, binomi Michael-Scuderia dominoi në Japoni. Fillimisht ata u ndoqën nga Hakinnen-Coulthard, më pas Montoya-Coulthard dhe në vitin 2002, Barrichello-Raikkonen. Nga ana e tij Verstappen rivalizoi me Checo Perez dhe një kundërshtar nga Ferrari në vitet 2022 dhe 2024.
Ndërsa vitin e shkuar atë provuan ta ndalnin Norris dhe Piastri nga Mclaren.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West