Verstappen, Padroni i Suzuka’s
Max Verstappen vendos kohën më të shpejtë në Çmimin e Madh të Formula 1 në Japoni. Tre herë kampioni i Botës në fuqi arriti të 3’in pole position rradhazi në Suzuka dhe të 5’in rradhazi në karrierë duke barazuar rekordin e vendosur nga Alonso dhe Vettel.
Në rradhën e parë të nisjes ai ka shokun e skuadrës Checo Perez. Pas xhiros së 1’rë të shpejtë në Q3 me kohën 1m 28.240s, holandezi e përmirësoi më tej në 1m 28.197s. Perez provoi në dëshpërim e sipër po nuk u afrua do më shumë se 0.066s ndaj Verstappen.
Lando Norris u rendit i 3’ti përpara fituesit të Australisë, Carlos Sainz që plotësoi rradhën e 2’të të nisjes. Fernando Alonso e coi Aston Martin në vendin e 5të përpara Oscar Piastri që festoon sot edhe ditëlindjen.
Lewis Hamilton do të ndajë rradhën e 4’rt me shokun e ardhshëm tek Ferrari, Charles Leclerc përpara George Russell dhe Yuki Tsunoda’s që garon përpara tifozëve të tij në shtëpi. Kjo është rradha e plotë e nisjes për Cmimin e Madh të Japonisë në F1 që do të transmetohet të dielën e 7 Prillit nga ora 06:40 në EuroNews Albania dhe IN Radio në 105.7 mhz.

- Verstappen (Red Bull) 1’28″197
- Perez (Red Bull) 1’28″263
- Norris (McLaren) 1’28″489
- Carlos Sainz Jr (Ferrari) 1’28″682
- Alonso (Aston Martin) 1’28″686
- Piastri (McLaren) 1’28″760
- Hamilton (GB) 1’28″766
- Leclerc (Ferrari) 1’28″786
- Russell (Mercedes) 1’29″008
- Tsunoda (Racing Bulls) 1’29″413
- Ricciardo (Racing Bulls) 1’29″472
- Hulkenberg (Haas) 1’29″494
- Bottas (Sauber) 1’29″593
- Albon (Williams) 1’29″714
- Ocon (Alpine) 1’29″816
- Stroll (Aston Martin) 1’30″024
- Gasly (Alpine) 1’30″119
- Magnussen (Haas) 1’30″131
- Sargeant (Williams) 1’30″139
- Zhou (Sauber) 1’30″143
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën