Basha në Kavajë: Do të anulojmë procesin e fiskalizimit e do të jemi pranë bizneseve
Stacioni i parë i Kryetarit të Partisë Demokratike, pas dorëzimit të listave, ishte bastioni i demokratëve ndër vite, qyteti i Kavajës.
Gjatë kësaj vizitë Basha nuk e ka fshehur entuziazmin për pritjen e bërë. Kryedemokrati u takua me qytetarë dhe biznese, ku dëgjoi shqetësimet e tyre dhe i njohu me zgjidhjet që opozita propozon.
“Jemi me një plan serioz pune me të cilin do bëjmë të mundur t’u vijmë në ndihmë familjeve shqiptare dhe bizneseve shqiptare. Do keni një qeveri në lartësinë e duhur për t’iu përgjigjur shpresave dhe aspiratave”, tha Basha.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha premtoi se do ta anulojë procesin e fiskalizimit, i cili sipas bizneseve i shton kostot dhe ul përfitimet e tyre.
“Do të anulojmë procesin e fiskalizimit e do të jemi pranë bizneseve”, theksoi Basha gjatë takimit me qytetarët e Kavajës.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë