Iris Luarasi thotë se PD del dobët në sondazhe sepse dështoi të bënte opozitë
Sipas pedagoges Iris Luarasi rezultatet e dobëta në sondazhe për Partinë Demokratike vijnë si pasojë e lëvizjeve të gabuara politike që ajo bëri në opozitë.
“Po të mos kishim pasur braktisje të parlamentit, dhënien në tavolinë të të gjitha bashkive të majtës, do ishim tejet të qartë se për mua nuk do të kishim këto rezultate,” – tha Luarasi duke argumentuar se pas tetë vitesh, sipas prirjes së këtyre viteve, opozita do të duhet të ishte me të tjera rezultate në sondazhe.
“Ajo që ne lexojmë në këto rezultate është se shqiptarët e kanë gjetur se kush e ka fajin, e ka fajin opozita që ia dha të gjitha pushtetet Edi Ramës, […] nuk e kuptoj fare këtë pjesën që ‘unë që i mora pushtetet e kam fajin se m’i dhurove ti’,” – u shpreh Luarasi.
Pedagogia kujtoi se në zgjedhjet e vitit 2017 opozita u votua nga qytetarët për të mbrojtur zërin dhe të drejtat e tyre, mirëpo gjatë këtyre viteve, sipas saj, ka zhvilluar vetëm aksione jo-fituese duke i humbur të gjitha betejat.
“Eshtë e tmerrshme që pas tetë vitesh opozitë nuk krijohet dot frymë opozitare,” – tha Luarasi.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania