Lagjja “Partizani” në Vlorë 30 vjet pa ujë të pijshëm

10 Prill 2024 | 16:24

Lagjja “Partizani” në qytetin e Vlorës vijon të vuajë problemin e mosfurnizimit me ujë të pijshëm.

Banorët shprehen se kjo situatë ka prej më tepër se 30 vitesh, ndërkohë që ata vet kanë investuar në puse private ose më e keqja kanë mbledhur ujin e shiut për nevoja të përditshme.

“Unë këtu në këtë lagje kam 32 vjet, kemi pasur nja dy vjet ujë me orar pastaj vajtëm 30 vjet s’kemi më ujë. Po si ja bëjmë, kemi mbledhur ujin e shiut, ku del ajo”, thotë një banore.

“Vetëm me pus, këtu s’ka ujë. Kemi hapur pus, 30 vjet pa ujë”, shprehet një tjetër.

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Vlorë, Sokol Kananaj u shpreh se projekti për furnizimin me ujë të Lagjes “Partizani” do të përfundojë brenda muajit maj.

“Edhe në lagjen Partizani kemi bërë ndërhyrje, ne kemi shtuar linjat e reja e cila do përfundojë brenda majit, kemi marrë të gjitha masat që të furnizohen të gjitha familjet me ujë, pritet vetëm lidhja kryesore”, shprehet Kananaj.

Në Lagjen “Partizani” jetojnë rreth 800 familje të cilat prej 30 vitesh nuk janë furnizuar me ujë, ndërkohë që kjo situatë pritet të ndryshojë brenda muajit maj të këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026