Si u festua Fitër Bajrami në Gjirokastër, besimtarët urojnë njëri-tjetrin
Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kanë festuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Mëngjesin e kësaj të mërkure në mjediset e Pallatit të Sportit u zhvillua falja e namazit të Fitër Bajramit e kësaj dite të shenjtë për besimin islam me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë. Faljen e namazit e ka drejtuar myftiu i Gjirokastrës, Aorel Senja. Besimtarët janë lutur për më shumë paqe dhe harmoni mes njerëzve.
“Në këtë ditë të madhe të Bajramit gjej rastin të uroj të gjithë besimtarët myslimanë të Gjirokastrës po jo vetëm në të gjithë Shqipërinë dhe të gjithë botën: Gëzuar Fitër Bajramin! Kjo është një ditë gëzimi, një ditë harmonie, një ditë paqe, një ditë lumturie për të gjithë njerëzit, për të gjithë besimtarët anë e kënd botës”, tha myftiu i Gjirokastrës.
“Gëzuar edhe ta eksperimentojnë, ta provojnë agjërimin do të gjejnë begati shpirtërore të jashtëzakonshme”, u shpreh një besimtar.
Pjesë e festimeve të Ditës së Bajramit në Gjirokastër ishte edhe pritja e organizuar nga myftinia si dhe vizitat e besimtarëve në familjet e njeri-tjetrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës
Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve
Shtohen rastet e infarkteve tek moshat e reja, mjeku: Janë disa shkaqe
- 18:21 AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit
- 18:04 Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 18:02 Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C
- 17:59 Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
- 17:58 Melania Trump zbulon sa fitoi nga dokumentari i saj në Amazon
- 17:54 Qeveria gjermane miraton projektligjin për rritjen e rezervave ushtarake