Mijëra besimtarë falin Fitër Bajramin në Elbasan

10 Prill 2024 | 09:10

Atmosfera festive e Fitër Bajramit ka mbizotëruar ngado në çdo shesh dhe xhami të qyteteve e fshatrave të shtatë bashkive të Qarkut të Elbasanit.

Në sheshin “Gensher”, para kalasë historike të qytetit të Elbasanit rreth 5 mijë besimtarë mes të cilëve edhe shumë femra kanë marrë pjesë në ceremoninë e Fitër Bajramit ose Bajramit të Madh.

Myftiu i Elbasanit, Agim Duka gjatë ligjëratës së tij i ftoi besimtarët myslimanë dhe njerëzit vullnet mirë që të kontribuojnë shumë më tepër për të ndërtuar një shoqëri sa më dinjitoze, sa më të paqtë, sa më solidare e sa më të shëndoshë.

Është koha bëri thirrje Myftiu i Elbasanit që të angazhohemi maksimalisht që të punojmë së bashku për t’ju larguar veseve, për t’ju larguar bixhozit, për t’ju larguar alkoolit e korrupsionit e çdo vesi të keq të shoqërisë dhe të shtojmë sa më tepër dashurinë mes njëri tjetrit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të mërkurë shënohet dita e 32-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:54 | 01/07/2026

LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarë të shumtë edhe këtë të mërkurë kanë nisur protestën e radhës para Kryeministrisë. Grumbullimi si zakonisht nisi në orën 19:00 teksa sot shënohet dita...
19:35 | 01/07/2026

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Edhe këtë të mërkurë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 32 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë...
19:20 | 01/07/2026