Kontrasti i pabarazisë, ASD: 4.5% zotërojnë 60% të depozitave, 1/3 kanë 0 lek
Një e treta e shqiptarëve nuk kanë asnjë lek në llogaritë e tyre bankare, ndërkohë që një pakicë prej 4.5% zotërojnë 60% të totalit të lekëve të depozituara në bankat e nivelit të dytë në rang vendi.
Në fund të vitit 2023 numri i llogarive bankare arriti 2.66 milion dhe në to kishte gjithsej 1.2 trilionë lekë.
Megjithatë pjesa më e madhe e këtyre llogarive nuk kanë asnjë lek të depozituar. Konkretisht nga totali i llogarive të hapura në fund të 2023, 34% të këtyre depozitave, rreth 898 mijë, regjistrojnë 0 deri në 100 lek të depozituara.
Nga ana tjetër 62% e depozitave, të cilësuara “të vogla” zotërohen nga individë të cilët kanë në llogaritë e tyre nga 100 deri në 2.5 milion lekë, nivel ky maksimal i mbulimit të sigurimit, sipas agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Shuma e depozitave e cila u përket këtyre depozituesve arriti në vlerën 509.6 mld lekë, ose 42% e totalit të kapitalit të depozituar nëpër banka në rang vendi.
Por nga ana tjetër një pakicë prej 4.5% zotëron mbi 60% të totalit të depozitave në lek. Sipas Agjencise së Sigurimit për Depozitat, keta depozitues zotërojnë 698.9 mld lek, pra pjesën më të madhe të kapitalit të depozituar në bankat e nivelit të dytë.
Të dhënat dëshmojnë një kontrast dhe hendek të thellë, ku më pak se 5% të individëve zotërojnë mbi 60% të kapitalit bankar, ndërkohë që një shumicë dërrmuese nuk arrin dot të kursejnë më tepër se 2.5 milion lekë në llogaritë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik