Blendi Çeka: Të pavendosurit do t’i vënë partitë në lëvizje, në këto zgjedhje ka garë
Blendi Çeka, pedagog në Universitetin e Tiranës tha se numri i të pavendosurve, i cili nga sondazhi i parë në të tretin jo vetëm nuk ka ardhur duke u zbehur po ka një lloj konstanteje, përbën një zhvillim interesant dhe të rëndësishëm që përcakton garën në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas tij, të pavendosurit do të jenë një stimul i rëndësishëm për të gjitha partitë të mëdha e të vogla, që në fushatë të bëjnë ofertat e duhura në mënyrë që t’i afrojnë pas vetes.
“Gjithë partitë, PS, PD dhe koalicioni, dhe partitë e tjera kanë nevojë për atë 17,9 për qind të të pavendosurve dhe mendoj se ky 17,9 % po bëhet i vështirë.
Është zhvillim pozitiv që partitë të lodhen të përpiqen të modifikojnë, të raportojnë ndryshe ofertat.
Ky është momenti i qytetarëve, është pushteti i qytetarëve. Ata janë të domosdoshëm për të vendosur rezultatin. Ka nevojë për fushatë, kjo fushatë është garë serioze, mendoj se në këto zgjedhje ka garë”, tha z. Çeka.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania