Manjani: Strategjia e PS është goditja e LSI, votat e saj kanë shkuar te PD dhe në zonën gri
Neritan Sejamini dhe Blendi Çeka analizuan në emisionin “Barometri Politik” në Euronews Albania se prej rezultateve aktuale kuptohet se Partia Socialiste do të dalë parti e parë në këto zgjedhje, mirëpo pjesa nëse ajo do të mund t’i marrë apo jo 71 mandate mbetet ende e diskutueshme.
Sejamini tha se “qëllimi i opozitës për këto zgjedhje duhet të jetë që të mos lërë që PS të shkojë në nivelet e 45%, apo më shumë, të votave në zgjedhjet e 25 prillit”. Sipas tij me një nivel të tillë përqindjeje sistemi elektoral favorizon PS-në dhe ajo mund të marrë shumicën parlamentare për të qeverisur e vetme.
Në analizën e tij Sejamini tha se “beteja zgjedhore do të zhvillohet më së shumti në Tiranë dhe Durrës ku përqindja e votave është më e drejtpërdrejtë”. Ai theksoi se PD duhet të punojë më shumë për të bindur të pavendosurit, të cilët mund të përmbysin situatën dhe të mos i japin PS-së shumicën në parlament.
Blendi Çeka shërbeu një analizë më të detajuar te kjo pjesë duke përmendur të paktën 4 faktorë vendimtar që, nëse kombinohen bashkë, mund të bëjnë që PS-ja të marrë mbi 45% të votave në zgjedhje:
- Nëse të gjitha partitë e reja marrin maksimumi (në total) 3-4% të votave dhe asnjëra prej tyre nuk fiton mandate;
- Nëse koalicionet e PD-së dhe LSI-së marrin kosto nga formula dhe i humbasin vota njëra-tjetrës;
- Nëse pjesëmarrja nuk shkon më shumë se viti 2017 – rreth 1.6 milionë pjesëmarrës;
- Nëse interpreton pa gabime listat e kandidatëve;
“Duket sikur ka bërë 90% të punës, por i mungon 10%, por kam përshtypjen se 100 metrat e fundit nuk i ka të lehta,” – tha Çeka, i cili ishte i mendimit se PS mund të ndihmohet në katër forma.
Për sa i përket PD-së, Çeka tha se ka një hapësirë për mobilizim të ish-votuesve të saj tradicional. Mobilizimi për të thithur votat e humbura të vitit 2017 sipas Çekës “mund të bëjë që ajo të shkojë deri në 40%, me prirjen për t’iu afruar vitit 2013”. Kjo sipas tij mund t’i prishë punë PS-së në synimin për të marrë shumicën e mandateve.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë