Talentet e së ardhmes/ Violinistët ripërtërijnë traditën e muzikës klasike
Tashmë ata kanë nisur të hedhin hapat e parë në skenën e muzikës klasike në Gjirokastër.
Instrumentistët e vegjël të rrethit të violinës në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Fato Berberi” plot dëshirë mësojnë të interpretojnë pjesë të ndryshme muzikore. 20 nxënësit e këtij kursi tashmë janë pjesë e aktiviteteve kulturore, veçanërisht koncerteve të muzikës instrumentale.
“Mua më ka pëlqyer shumë instrumenti i violinës sepse është diçka që mua më bën të ndihem mirë dhe ajo më qetëson, mua më pëlqen shumë violina dhe me mësuesen time kemi zgjedhur të bëjmë një punë shumë të mirë dhe shpresoj që t’ia arrijmë”
“Që kur isha e vogël më pëlqente shumë violina, kam dy vite që e studioj është një instrument shumë i bukur dhe me punën e palodhur kemi arritur të bëjmë gjëra shumë të bukura”-
“Violinën e kam dashur që në moshë të vogël, më ka pëlqyer shumë kur dilja dëshiroja që të kisha një violinë dhe prandaj e zgjodha”
Interesi i fëmijëve për të mësuar instrumentin e violinës është i lartë ndërsa ata kanë edhe mbështetjen e prindërve.
Qendra Kulturore e Fëmijëve organizon aktivitete të ndryshme artistike midis të cilave spikatin edhe violinistët e vegjël.
“Interesi për këtë instrument është shumë i madh, në shtator ne kemi pasur prurje të reja dhe interesi është kaq i madh sa vazhdojnë dhe vijnë akoma fëmijë për të ndjekur kursin e violinës, pjesët që ne i trajtojmë në këtë rreth janë më tepër pjesë tematike, të bukura pjesë që fëmijët i mësojnë deri diku pak më thjeshtë dhe kjo tregon edhe mëse miri punën tonë”-theksoi Luvjanola Haska.
Mbështetja e këtij grupi instrumentistësh të vegjël do të mundësonte ringritjen e orkestrës të muzikës klasike, e cila në vite ka pasur traditë të pasur në Gjirokastër.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta