Aksident në Maliq, plagoset një person

11 Prill 2024 | 22:20

Një aksident ka ndodhur në fshatin Zvezdë të Maliqit, ku një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se është përplasur një mjet me një karrocë, ku ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i karrocës. Drejtuesi i mjetit tjetër ka lënë makinën dhe është larguar nga vendngjarja.

“Më datë 11.04.2024, rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Zvezdë-Gollobërdë”, pranë urës të fshatit Zvezdë, Maliq, një automjet tip “Audi”, ka përplasur një karrocë, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i karrocës, shtetasi F. D., rreth 61 vjeç, banues në Zëmblak, i cili u dërgua për mjekim në spital”-njofton policia.

Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026