PS ‘krah’ Xhaçkës në Kuvend, Ndreca: SPAK nuk ka dyshime për burrin e deputetes
Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, ka qenë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku ka diskutuar lidhur me votimin në Parlament që rrëzoi kërkesën që mandati i deputetes Olta Xhaçka të shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese.
Ndreca tha se Kuvendi vërtet është i detyruar që të zbatojë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por sipas tij, ka një vendim të vitit 2016 të kësaj gjykate që thotë se nëse ‘papajtueshmëria e pretenduar nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me deputetin, atëherë nuk ka vend për të shkuar në Kushtetuese, pasi nuk ka çështje’.
Ai tha se derimë tani janë ngritur dyshime në media dhe në opinionin publik, por nga SPAK nuk ka asnjë dyshim për bashkëshortin e Olta Xhaçkës, pasi sipas tij dyshimet deri më tani janë vetëm për kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.
“E kemi si pikë referimi kur flet Bardhi. Ajo që dua të them është që Gjykata Kushtetuese e kishte në shqyrtim. Kushtetuesja ka bërë një proces themeli për 10 orë. Janë pyetur palët, avokatët dhe vetë zonja Xhaçka. Në fund Gjykata Kushtetuese ka vendosur pushimin. Pra nuk ka marrë një vendim themeli.
Ndërkohë që ka shfuqizuar… E vërtetë është që Kuvendi ka detyrim për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por Kuvendi ka për detyrë që të zbatojë të gjitha vendimet e GJK, edhe atë të 2016 që thotë se nëse nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me deputetin papajtueshmëria e pretenduar, atëherë nuk ka vend për të shkuar në Kushtetuese fare, sepse nuk ka prima facia, pra në shikim të parë nuk ka çështje për sa kohë nuk lidhet drejtpërdrejtë me deputetin.
Hidhen dyshime nga media, nga opinioni publik, por nga SPAK nuk ka asnjë dyshim. Deri në këtë moment që po flasim ka dyshime për kryebashkiakun, por jo për burrin e deputetes. Ti e lidhe me tokën, toka është blerë më pas”, tha Ndreca.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë