Basha nga Forumi i Delfit: PD po përfundon ofertën për qeverisjen e re të vendit

12 Prill 2024 | 11:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se tranzicionit në Shqipëri po i vjen fundi.

Komentet Basha i bëri nga Forumi i Delfit, ku tha se PD po përfundon ofertën për qeverisjen e re të vendit.

Basha tha gjithashtu se forcimi i marrëdhenieve me partnerin tonë strategjik, SHBA, mbetet prioritet për të gjithë shqiptarët.

Fjala e Bashës:

Me temën “Ndryshimi i Madh” pata kënaqësinë të isha një nga folësit kryesorë në Forumin Ekonomik të Delfit. Zhvillimet në teknologji na kanë vendosur në prag të një epoke të re, teksa ato gjeopolitike në prag të një prej ndryshimeve me të thella që nga rënia e Murit të Berlinit.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bërë një kapërcim gjigant në zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenien e qytetarëve me ndihmën e teknologjisë dhe inovacionit. Shembujt e suksesit nga vende të krahasueshme me ne janë inkurajuese, por me vizionin e duhur, shqiptarëve do t’u jepet mundësia të përfitojnë nga këto zhvillime marramendëse që ofron teknologjia sot. Ndërsa në fushën e sigurisë dhe gjeopolitikës, forcimi i marrëdhenieve me partnerin tonë strategjik, SHBA, mbetet prioritet për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në mënyrë që progresi dhe arritjet e fituara me aq mund të mos kërcënohen dot nga asgjë.

Shqipëria ka mundësi të shumta, vende dhe investitorë të huaj kanë interes, por ata duan mundësi investimi, luftë kundër korrupsionit dhe kushte të favorshme. Ne kemi një potencial njerëzor që sot kërkon mundësi jashtë vendit, pasi Shqipëria ofron pak alternativa punësimi dhe zhvillimi dhe ato janë për njerëzit e lidhur me pushtetin dhe bizneset e tyre.

Ne Partia Demokratike e Shqipërisë po përfundojmë ofertën tonë për qeverisjen e re, për mundësitë e reja të zhvillimit, punësimit dhe kushteve për investime, ku konkurenca dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë në qendër të saj. Tranzicionit të gjatë të Shqiperisë po i vjen fundi! Një epokë e re zhvillimi dhe mirëqenieje shtrihet përpara nesh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026