Ndërhyrja në TIMS| Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të IT, Muça: Spekulime

12 Prill 2024 | 12:49

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muçës.

Muça akuzohet për ndërhyrje në sistemin TIMS, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit të kaluar.

Sipas gazetarit të Euronews Albania, Eni Ferhatit, Muça ka deklaruar për mediat para se të hynte në sallën e gjyqit se është i pafajshëm dhe do e sqarojë pozicionin e tij në sallën e gjyqit.

Ai tha gjithashtu se Muça ishte shprehur para mediave se të gjitha ato që qarkullojnë për të janë spekulime mediatike.

“Pak minuta më parë Ervin Muça është paraqitur në Gjykatën e Tiranës. Në 12:30 është parashikuar të mbahet edhe seanca gjyqësore. Ish-drejtuesi i lartë i Policisë u vu në këtë akuzë nga Prokuroria e Tiranës.

Ai akuzohet për ndërhyrje në sistemin TIMS, ngjarje e ndodhur në vitin e kaluar. Në hyrje të Gjykatës Muça nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga Prokuroria dhe është deklaruar i pafajshëm. Ai ka thënë se e gjithë kjo është spekulim mediatik.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë qëllim që të kopjojë të dhëna sensitive nga TIMS. Ai është pyetur pse ka përdorur një kartë aksesi jo të tijën në ambientet ku mbahet TIMS, por ai nuk ka dhënë sqarime dhe ka thënë se do e sqarojë para trupës gjykuese pozicionin e tij”, tha Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026