Kandidatja e re e PS: Pres vota nga rinia, kemi të njëjta interesa dhe dëshira

15 Mars 2021 | 12:04

Bora Muzhaqi, kandidate për deputete e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit thotë se është përzgjedhur nga pas aplikimit në platformën “Deputeti që duam”.

Edhe pse ajo është e renditur në fund të listës (31) së PS për Qarkun e Tiranës, Bora Muzhaqi thotë se pret të marrë vota nga rinia pasi mund t’i përfaqësojë mjaft mirë në Parlament.

“Pres vota nga pjesa e rinisë, do të kisha shumë dëshirë që rinia të shohë tashmë se ata kanë një zgjedhje për t’i përfaqësuar në Parlament, jo se nuk kanë pasur më përpara por kanë dikë që është mosha e tyre, që ka të njëjtat interesa, të njëjta dëshira, do të shtyjë inovacionin, të shtyj sipërmarrjen, fuqizimin e rinisë dhe mundësisht largimin nga shteti ynë”, u shpreh kandidatja e PS.

Bora Muzhaqi thotë se është një prej studentëve që është kthyer pasi ka studiuar jashtë vendin. Ajo thotë se rikthimi në 2013 ishte i habitshëm pasi i dukej Shqipëria si një vend i huaj. Ajo thotë se të rinjtë mund të bëjnë shumë në vendin e tyre”, deklaroi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026