Moti ndikon te fëmijët, ISHP: Nxehtësia dhe thatësira rrit riskun për depresion
Temperaturat e larta të këtyre ditëve janë si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Por ekspertët ngrenë shqetësimin se klima ka ndikim negativ në shëndetin mendor të fëmijëve.
Një studim i kryer nga ekspertët e ISHP tek fëmijët shqiptare ka nxjerr në pah se ndryshimet klimatike, të tilla si nxehtësia, thatësira dhe cilësia e dobët e ajrit rrisin rrezikun e ankthit, depresionit, çrregullimit bipolar, dëmtimit të funksionit njohës, agresionit ndërpersonal dhe ndikimeve të tjera në shëndetin mendor .
Temperaturat më të nxehta në ditët e shkollës kanë një efekt të rëndësishëm negativ në mësimin e nxënësve dhe këto efekte duket se janë më të theksuara për studentët
Një rritje e parashikuar e temperaturës prej 2°C shoqërohet me ulje të të mësuarit me 4% dhe rritja e temperaturës prej 4°C lidhet me uljen e të mësuarit prej 7% .
Ekspertët kanë dalë në përfundimin se ndryshimet klimatike do të shtojnë edhe më shumë çrregullimet e shëndetit mendor tek fëmijët dhe me shumë gjasa do të ndikojnë në përkeqësimin e treguesve të shëndetit mendor të tyre.
OBSH vlerëson prevalencën e çrregullimeve të ankthit dhe depresionit në popullatën e përgjithshme të Shqipërisë përkatësisht në 3.8% dhe 4.8%.
Të dhënat e fundit në lidhje me situatën e shëndetit mendor veçanërisht midis fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri e vitit 2022 ka nxjerr në pah se 16% e fëmijëve dhe adoleshentëve kanë ndjerë ankth dhe nervozizëm çdo ditë, ndërsa 10kanë raportuar vështirësi për të fjetur.
Ekspertët thonë se këto probleme kanë pasoja afatgjata jo vetëm për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, por edhe për familjet dhe ekonominë kombëtare. Megjithatë, një numër i madh i këtyre rasteve nuk njihen nga ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe për rrjedhojë nuk trajtohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur