Gjermanët të dashuruar me Korçën/ Turistët e huaj tërhiqen nga klima

12 Prill 2024 | 16:43

Qyteti me i madh në juglindje të vendit vijon të jetë i vizitueshëm nga turistët e huaj. Së fundmi në Korçë kanë mbërritur një numër i lartë turistësh nga Gjermania.

Pasi kanë vizituar vende të ndryshme të qytetit, ata shprehen se një pjesë e mirë vijnë për herë të parë por kanë mbetur të mrekulluar me çmimet, mikpritjen, ushqimin dhe klimën.

“Ne ishim në Pogradec, sot jemi në Korçë, erdhëm me autobus për të parë qytetin, vizituam katedralen. Pamje fantastike, I gjithë qyteti është i qetë, Shqipëria ka një klimë fantastike, ushqimet bio dhe të shijshme. Kur të shkoj në Gjermani do të flas mirë për Shqipërinë dhe patjetër që e mendoj të rikthehem”- u shpreh turistja.

“Kemi disa ditë ne Shqipëri dhe mund të them me plot gojë se qyteti me i bukur është Korça. Çmimet janë shumë të lira dhe do rikthehem padyshim.”

“Është hera jonë e parë në Shqipëri. Moti, njerëzit, mikpritja, pamja, kishat, çmimet, ushqimi, qetësia, duket si parajsë.”

Amarildo Pobrati që punon si guidë turistike thotë se kohët e fundit gjermanët kanë dëgjuar shumë për Shqipërinë dhe për këtë arsye janë të interesuar t’a vizitojnë.

“Gjermanët e kanë gjetur Shqipërine për vete. I doli propaganda, flasin me njeri tjetrin. Kishim pritshmëri të ulëta, mendonin kriminele, lajme por të gjithë që vijnë janë të lumtur e nuk e kishin imagjinuar këtë bukuri. Ushqimin, njerëzit e qetë, nuk bëjnë gallata të forta. Është pjesë historike dhe me grupe, disa hiking, disa histori, ushqimin etj”-nënvizoi Amarildo Pobrati, guidë turistike.

Pjesa më e madhe e turistëve janë të interesuar për paketat disaditore në juglindje të vendit, ku përfshihet qyteti liqenor i Pogradecit, Korça, Parku Kombëtar i Prespës, Voskopoja, Dardha dhe Kolonja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
11:25 | 24/07/2026

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols...
11:05 | 24/07/2026

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026