Shumica e shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën
Në Barometrin në Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë, anketa e fundit është munduar të kuptojë shkëmbimet që qytetarët kanë me njëri tjetrin në të dy vendet.
Pyetja e parë ka dashur të kuptojë lëvizjet dhe vizitat reciproke në të dy vendet.
Pyetjes “Kur ka qenë hera e fundit që keni vizituar Kosovën /Shqipërinë i janë përgjigjur 2065 qytetarë në të dy anët e kufirit dhe nga përgjigjet rezulton se janë në shumicë shqiptarët e Shqipërisë që nuk kane vizituar Kosovën në krahasim me shqiptarët e Kosovës, Shqipërinë.
Janë 50,4 % e të anketuarve në Shqipëri që kanë zgjedhur të përgjigjen “asnjëherë“ në këtë pyetje dhe vetëm 10 ,7% e të pyeturve në Kosovë kanë zgjedhur të përgjigjen “asnjëherë” në këtë pyetje.
Nga sa duket edhe nga shifrat, është e qartë se lëvizjet e qytetarëve nuk janë edhe aq të shpeshta, sepse opsionin që të kenë vizituar vendet respektive në 3 muajt e fundit e kanë zgjedhur si përgjigje vetëm 5.5% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 10.4% e qytetarëve në Kosovë.
Ata që kanë bërë vizita në 6-12 muajt e fundit janë 9.7% shqiptarë në Shqipëri dhe 31.6 % e të pyeturve në Kosovë.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes