74% e shqiptarëve nuk e kanë vizituar kurrë Kosovën/ Alishani: Ja pse!

12 Prill 2024 | 21:43

Gazetarja Alba Alishani komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania sipas të cilave janë në shumicë shqiptarët e Shqipërisë që nuk kane vizituar Kosovën në krahasim me shqiptarët e Kosovës, Shqipërinë.

Ajo u shpreh se shifra 74 për qind e shqiptarëve të moshës 65-75 vjeç që nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovës lidhet me kontekstin historik dhe izolimin e gjatë mes dy vendeve.

“Shqiptarët e Shqipërisë që nuk kanë shkuar asnjëherë në Kosovë janë më të mëdhenj në moshë. Grupmosha është përgjigjja për shkak të kontekstit historik, izolimi që kanë pasur dy vendet shpjegon pse mosha 65-75 vjeç nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën. Nuk kanë pasur mundësi dhe aksesi real, në këtë rast është konteksti historik, nuk është aq alarmante si shifër. Këtë shifër e justifikon vetëm konteksti historik. Ne kemi bërë 94 marrëveshje mes dy vendeve, por shumica janë vetëm në letër”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025