Shkencëtarët portugezë krijojnë aksidentalisht gjitarin me 6 këmbë
Eksperimenti i një shkencëtari mbi minjtë në një fazë të hershme të zhvillimit rezultoi në krijimin aksidental të gjitarëve me gjashtë këmbë.
Ky rezultat i çuditshëm u arrit nga biologët Anastasija Lozovska dhe Moises Mallo me ekipin e tyre nga Instituti Portugez Gulbenkian gjatë hulumtimit të palcës kurrizore.
“Nuk e zgjodha unë projektin, projekti më zgjodhi mua”, tha Maljo me shaka për portalin Nature News.
Shkencëtarët krahasuan embrionet e miut 10 deri në 17 ditë me dhe pa versione funksionale të gjenit Tgfbr1. Ky gjen është pjesë e rrugës sinjalizuese që përcakton drejtimin nga trungu në bisht në trupin formues. Kjo rrugë sinjalizuese i drejton qelizat të zhvillojnë gjymtyrët e pasme ose organet gjenitale të jashtme, shkruan Science Alert.
Ndërsa embrioni i gjitarëve rritet, ai ndërton struktura në sekuencë, nga koka te bishti. Në fillim të zhvillimit, mekanizmat gjenetikë e zhvendosin fokusin nga koka në zgjerimin e trupit dhe krijimin e bazës për sistemet e organeve vitale.
Më vonë, ndodh një tranzicion i dytë, kur aktivizimi i gjenit në shtresa të shumta të indeve zgjeron trungun dhe krijon një bisht.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkencëtarët paralajmërojnë: Nëse s’ka rënie të temperaturës, po hyjmë në...
- Shkencëtarët kinezë klonojnë për herë të parë dhi tibetiane
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë