Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e një gruaje në Ferizaj
Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit, V.A, të dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares E.C, më 12 prill, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.
Më 12 prill, i pandehuri është thënë të ketë plagosur edhe vëllain e viktimës, D.C, 15 vjeç.
Në vendimin e Gjykatës është thënë se i pandehuri ka bashkëjetuar më parë me viktimën, dhe që ekziston dyshim i bazuar se me vetëdije e ka kryer vrasjen në orët e pasdites së 12 prillit brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.
Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se i dyshuari ka qenë ish-bashkëshorti i viktimës dhe se ata e kanë pasur një fëmijë.
Arma e zjarrit është konfiskuar prej Policisë së Kosovës.
Zyrtarë të lartë shtetërorë e kanë dënuar ashpër vrasjen dhe kanë bërë thirrje për drejtësi.
Nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 56 gra.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)