Kosto e një të burgosuri në Shqipëri, 900 euro në muaj
Në emisionin Money në Euronews Albania këtë të shtunë u analizua situata në burgjet shqiptare.
Shfryrja pas aministisë nuk normalizon vetëm hapësirat në dhomat e izolimit, por edhe portofolin. Duke llogaritur të gjitha shpenzimet e kërkuara, përfshi ushqimin, transportin, pagesat e gardianëve apo shërbime të tjera të nevojshme, kostot e një të dënuari, deri para një viti ishin 2600 lekë ose 25 euro, ndërsa sot ato llogariten në 30 euro. Pra, me një llogari të thjeshtë, një i dënuar i kushton shoqërisë tonë 900 euro në muaj ose 10 800 euro në vit. Dhe me kapacitetet që mbajnë institicionet sot, shoqëria paguan 160 mijë euro në ditë ose 59 milionë euro në vit.
Drejtuesja e Komiteteit të Helsinkit, Erida Skëndaj, deklaroi për Money: “Gjykata priret të japë masën arrest me burg dhe jo alternativa të tjera të sigurisë, si arresti në shtëpi, garancia pasurore dhe detyrimi për t’u paraqitur që do ta lehtësonin popullatën në sistemin e burgjeve dhe nuk do të kishte nevojë për kaq investim dhe kosto në aspektin financiar e njerëzor. E gjithë ka kosto të papërballueshme dhe efekte negative”.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca tha se Shqipëria ka një numër alarmant të personave të dënuar me burgim të përjetshëm.
“Një person i burgosur i kushton shumë shoqërisë dhe jo domosdoshmërisht i jep mbrapsht atë siguri, të cilën ne e arrijmë me mbylljen e tij brenda sistemit penitenciar. Shqipëria ka shifër alarmante të personave të dënuar me burgim të përjetshëm për 100 mijë banorë dhe një nga rekomandimet e fundit është të gjenden metodat dhe t’u krijohen mundësi këtyre njerëzve që të rehabilitohen”, tha Ballanca.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta