Burgjet private në Shqipëri, kush ka interes t’i ngrejë
Në emisionin Money në Euronews Albania këtë të shtunë u analizua situata në burgjet shqiptare.
Që nga viti 2019, në Shqipëri i është hapur rrugë edhe ngritjes së burgjeve private. Rregullat për funksionimin e këtyre të fundit janë të përcaktuara, sikundër edhe kategoria e personave që mund të vuajnë dënimin aty. Por, institucionet private të dënimit kanë mbetur vetëm në letër dhe asnjë nismë konkrete nuk është propozuar përgjatë 5 viteve.
Drejtuesja e Komiteteit të Helsinkit, Erida Skëndaj u shpreh kundër projektit: “Duke patur parasysh gjendjen social-ekonomike, në parim nuk është një ide e mirë, sepse ka kosto dhe pavarësisht se ideja e burgut privat është që paguan kostot e tij për tu mbajtur në një instticuion të vecante. Pra, ne nuk dimë se cilët janë të pasurit midis të dënurave dhe paraburgosurve dhe deri në c’nivel do të arrijnë të ardhurat e tyre, për t’i dhënë qëndrueshmëri një burgu privat. Kemi kuadër ligjor dhe nuk e kemi zbatuar, por mendoj se autoritetet e burgjeve ato që duhet të thonë se pse burgjet private nuk kanë qenë zgjidhje deri më sot”.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca tha se burgjet private janë më shumë të përhapura në kontinentin amerikan dhe nuk i përgjigjen standardeve të KE-së.
“Burgjet private funksionojnë në kontintetin amerikan, dhe nuk i përgjigjen standardeve të KE-së të cilin ne e kemi mbikëqyrës dhe nuk janë ndër modelet më të mira të garantimit të të drejtave të qytetarëve apo të garntimit të vuajtjes. Gjithësesi në planet e përgjthme të Drejtorisë së Burgjeve, nuk rezulton të jetë një nga objekvitat për t’u realizuar në të ardhmen e afërt”, tha Ballanca.
Ndërkohë avokati Julian Mërtiri, u shpreh për Money se: “Duhet të krijohen burgje të reja, mënyra se si krijohen ata, pra private apo shtetërore, sigurisht sipas ligjeve aktuale kjo mbetet për t’u diskurtuar edhe nga ligjvënësi që e ka këtë kompetencë kushtetuese.
Veprat që kanë cuar pas hekurave njerëzit ne Shqipëri janë të lidhura me vrasjen, drogën dhe vjedhjen. Popullata në burgje ka moshë relativisht të re, ku dominon grupmosha 30-40 vjeç. Ajo që e veçon vendin tonë nga të tjerët në Europë, është përqindja e ulët e femrave që kanë marrë dënim. Ato përbëjnë vetëm 1.3% të numrit të përgjithshëm dhe për këtë zëmë vendin e dytë në Europë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer