Punë dhe paga për të dënuarit, ja plani i qeverisë

13 Prill 2024 | 19:51

Në emisionin Money në Euronews Albania këtë të shtunë u analizua situata në burgjet shqiptare.

Për të ulur kostot në burgje, disa sisteme mundësojnë punësimin e të dënuarve. Madje, e drejta për t’u punësuar është një ndër shqetësimet kryesore në listën e ankesave që ngrihen në qeli. Punësimi është një kontribut i rëndësishëm në rehabilitimin dhe përgatitjen për t’u integruar në shoqëri. Legjislacioni i vendit tonë parashikon jo vetëm punësimin e të burgosurve, por edhe shpërblimin me para për punën e kryer.

Avokati Julian Mërtiri, deklaroi se me numrin e lartë ë të burgosurve në Shqipëri është e vështirë të arrihet rehabilitimi i të dënuarve.

“Qëllimi kryesor i dënimit është rehabilitimi i të burgosurve, pra dënimi i tyre bëhet për një kohë të caktuar me qëllim që kur ata ta kenë përfunduar dënimin të rehabilitohen dhe të ri-integrohen në shoqëri. Me një kapacitet të tillë burgjesh që është maksimal vlerësoj se është shumë e vështirë që të arrihet qëllimi i rehabilitimit pasi në burgje nuk mund të realizohen ato veprimtari të cilat duhet të bëhen sa i përket të burgosurve, qoftë për aktivitetin e tyre të punësimit, aktivitetin kulturor, veprimtari të ndryshme të cilat ndikojnë edhe në dënimin e tyre, mënyrën e rehabilitimit të shpejtë”, tha avokati.

Punësimi i të dënuarve ka si qëllim jo vetëm fitimin dhe zhvillimin e aftësive për punë dhe njohuri profesionale, por nga ana tjetër shpërblimi u jep të burgosurve një ndjenjë pavarësie, të cilën e kanë humbur gjatë vuajtjes së dënimit dhe njëkohëshisht lehtëson barrën financiare të familjarëve me kushte të vështira.

Drejtuesja e Komiteteit të Helsinkit, Erida Skëndaj u shpreh se: “Përsa i takon punësimit, janë marrë nisma të cilat nuk e kanë arritur efektin, por di që ka nisma ku të dënuarit punojnë dhe shpërblehen. Por, ka nevojë për kurse profesionale, vende të reja punë për të paraburgosurit, të cilëve kjo punë përveçse i shpërblen, u shërbën për rehabilitim”.

“Është menduar që burgu i Kosovës në Lushnjë të kthehet në një burg të hapur, në një mjedis ku të dënuarit kryejnë punë në bujqësi apo blegtori”, ka njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026