Irani nis sulmin hakmarrës ndaj Izraelit
The Times of Israel shkruan se Irani ka nisur mbrëmjen e sotme një sulm hakmarrës ndaj Izraelit duke lëshuar mbi 500 dronë kamikazë, të cilët raportohet se do të duan disa orë që të godasin objektivat.
Ishte Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, i cili njoftoi nisjen e sulmit me avionë pa pilotë dhe u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë udhëzimet e komandës ushtarake.
“Irani nisi avionë pa pilot nga territori i tij drejt territorit të shtetit të Izraelit – do të duhen disa orë që të arrijnë në shtetin e Izraelit. Publikut i kërkohet të jetë vigjilent dhe të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm.
Ne do të përpiqemi të parandalojmë avionin të arrijnë në territorin e shtetit të Izraelit”, tha ai.
Edhe vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha mbrëmjen e të shtunës se Izraeli ishte i përgatitur për një “sulm të drejtpërdrejtë nga Irani” pas kërcënimeve të tij për hakmarrje për një sulm ajror vdekjeprurës në konsullatën e tij në Damask.
“Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm,” tha ai në një deklaratë televizive, duke shtuar se Izraeli kishte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe “shumë” vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet