Gazetari Agim Xheka: Vidhja 2-3 qese sheqer që të haja bukë!

14 Prill 2024 | 18:16

“Zëri” i Radio Tiranës Agim Xheka vjen me një rrëfim ekskluziv për jetën e tij në emisionin “Profil” në Euronews Albania. Ai nisi punë në radio për herë të parë në moshën 14-vjeçare ku u njoh me figura si Vaçe Zela, Avni Mula, Reshat Arbana etj.

Për gazetaren Greta Topjana, Agim Xheka ka treguar pse nuk pranoi të lexonte lajmin e vdekjes së Enver Hoxhës…çfarë ndodhi kur shqiptarët thërrisnin në shesh “Ramiz Alia në litar!”, dhe cilat ishin të pavërtetat e studentëve të dhjetorit…

Në këtë rrëfim ekskluziv për jetën dhe karrierrën Agim Xheka ka treguar për jetën e tij që nga puna e parë në Radio Tirana e deri sot që ka marrë titullin mjeshtër i madh, por ai thotë që nuk është vlerësuar aq sa duhet përpos titujve që ka marrë nder vite, sidomos financiarisht.

Ai në “Profil” tha se: “Kam kaluar çaste aq të vështira sa nuk i shkon kujt në mend. Gëzoja kur të takoja ty si mike që të më jepje një kafe, dhe aty në kafe të vidhja 2-3 qese sheqer që të haja bukë, dhe këtë gjë nuk ja thashë as vajzave e as gruas time!”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026