Ambasadori i Iranit në OKB: Izraeli e di cila do të jetë hakmarrja jonë e dytë

15 Prill 2024 | 10:28

Ambasadori i Iranit në OKB ka thënë për Sky News se” Izraeli e di mirë cila do te jetë hakmarrja e dytë e Iranit”.

Ambasadori Amir Saeid Iravani i bëri deklaratat për median britanike, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork të dielën.

Iravani e përshkroi këtë premtim si “një kërcënim dhe jo ​​një veprim”.

Ambasadori iranian shtoi se Izraeli nuk duhet të ndërmarrë asnjë përgjigje ushtarake për sulmin e të shtunës.

“Unë mendoj se nuk duhet të ketë asnjë përgjigje ushtarake nga Izraeli”, tha ai.

I pyetur nëse veprimet e vendit të tij kishin rrezikuar përshkallëzimin drejt një lufte më të gjerë, ambasadori tha: “Ishte e drejta jonë legjitime të përgjigjemi sepse ata filluan agresionin kundër ambienteve tona diplomatike”.

Izraeli arriti të zmbrapsë pjesën më të madhe të sulmit të fundjavës së Iranit, me ndihmën e sistemit të tij mbrojtës Iron Dome dhe forcave nga SHBA, Britania e Madhe, Jordania dhe Franca.

Në sulmin e parë të drejtpërdrejtë të Iranit ndaj Izraelit, Republika Islamike lëshoi ​​rreth 350 dronë dhe raketa në të territorin e shtetit hebre.

Nga dronët dhe raketat e lëshuara, 99% e tyre u rrëzuan.

Drone dhe raketa u lëshuan gjithashtu nga Iraku, Siria, Libani dhe Jemeni. Ato përfshinin 170 dronë, 120 raketa balistike dhe 30 raketa që përmbanin mbi 60 ton eksploziv. Por vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën të depërtojnë, pjesa dërrmuese prej tyre u rrëzuan jashtë territorit të Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026