Beteja e 2 liderëve në Kroaci, kryeministri e presidenti në fokus të fushatës
Fushata elektorale në Kroaci u karakterizua nga lufta e hidhur mes dy liderëve kryesorë të vendit, të cilët do të përballen në zgjedhjet e së mërkurës. Bëhet fjalë për kryeministrin Andrej Plenkoviç, në krye të Unionit Demokrat Kroat; dhe presidentin Zoran Milanovic dhe partinë e tij Social Demokratike.
“Dhe cila është alternativa? Kush është alternativa? Alternativa në këto zgjedhje nuk udhëhiqet nga kjo opozitë. Ajo udhëhiqet nga një njeri që shkel Kushtetutën, Zoran Milanoviç, i cili ka organizuara një sabotazh politik ndaj këtyre zgjedhjeve dhe po shkatërron themelet kushtetuese të Kroacisë”, tha Andrej Plenkoviç, kryeministër në detyrë.
Kalimi i Milanoviç nga president në kryeministër do të ishte një lëvizje e paprecedent në Kroaci. Gjykata Kushtetuese deklaroi se një gjë e tillë do të ishte jokushtetuese dhe kreu i shtetit i quajti ata “fshatarë”.
“Nëse Gjykata Kushtetuese mendon se ka diçka të kontestuar për këtë manovër, atëherë duhet të reagojë. Ndryshe do ta kthejë Kroacinë në diçka që nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë, si Bjellorusia apo vende të ngjashme”, u shpreh Pedja Grbin, lider i partisë Social Demokratike, Kroaci.
Sipas sondazheve të fundit, partia qeverisëse ka gjasa të qëndrojë në pushtet, por do të humbasë mazhorancën. Vëzhguesit e vënë theksin tek mungesa e temave ekonomike dhe të sigurisë gjatë fushatës.
“Dhe gjithçka fokusohet tek kush do të zgjidhet, Plenkoviç apo Milanoviç. Për një vend, për një komb që nuk ka kulturë politike, që nuk ka një demokraci tradicionale, kjo, në opinionin tim, përbën disa hapa mbrapa”, tha Zarko Puhovski, analist politik.
Presidenti luan rol të rëndësishëm në periudhën post-zgjedhore për formimin e koalicionit qeverisës dhe populisti Milanoviç ka gjasa të mbetet një figurë kyçe.
LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut