Kandidat i Mitsotakis për Parlamentin Evropian, reagon Fredi Beleri
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri është shpallur zyrtarisht kandidat i partisë greke në pushtet Demokracia e Re për zgjedhjet e ardhshme evropiane.
Përmes një mesazhi të transmetuar përmes vëllait i tij, Beleri falënderon kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për besimin e dhënë, ndërsa thekson se beteja e tij me drejtësinë shqiptare nuk është personale, “por një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë”.
“Sot, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis më ofroi mundësinë për të kërkuar votën e popullit grek në zgjedhjet evropiane të qershorit 2024. E falënderoj për këtë, por mbi të gjitha e falënderoj për mbështetjen e pandarë që më dha gjatë gjithë këtyre muajve kur isha në burg. Beteja që po bëj nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë. Është një betejë për vlerat që përfaqëson Perëndimi dhe Europa dhe të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t’i bashkohen familjes së madhe evropiane. Është një betejë për pjesën më të vuajtur dhe të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek të Shqipërisë. Vëllezërit e mi që pas dekadash shtypjeje duan dhe kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të qetë, pa frikë, në një vend që respekton të drejtat, nderin dhe pronën e tyre. I bëj thirrje çdo greku të mbështesë votën e Demokracisë së Re, të mbështesë kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që po ndërton me vendosmëri dhe metodë një Greqi të fortë dhe krenare”, thuhet në mesazhin e Belerit nga burgu.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit