KiE voton sot për Kosovën, Vuçiç: Informacionet sekrete, çfarë ndodh më 10 maj

16 Prill 2024 | 09:52

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë këtë të martë rekomandimin për Këshillin Ministror të organizatës për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Një votim me 2/3 do t’i hapte rrugë vendimarrjes finale të Këshillit Ministror, i cili mundësinë e parë për ta vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës do ta ketë më 16 maj, kur Këshilli i Evropës shënon 75-vjetorin e themelimit.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se dita e sotme e votimit është një hap i madh drejt anëtarësimit. Megjithatë ajo shton se ky nuk është është hapi final, sepse anëtarësimi i plotë kërkon votën e ministrave të jashtëm.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbajti të hënën një dalje publike në televizionin shtetëror të Serbisë, ku tentoi të impresiononte publikun se di informacione “sekrete” që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Vuçiç tha se “nisma e Prishtinës” do të kalojë nesër në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, por shtoi se beteja kryesore do të zhvillohet më 16 maj.

Sipas tij, në Kosovë “më 10 maj në Kosovë do të thonë se do ta dërgojnë në Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit qe e kanë propozuar evropianët”.

Ai shtoi se kjo do të bëhet “për të thënë se ka nisur procesi rreth Asociacionit e në fakt s’ka nisur asgjë”.

“Tani kanë krijuar një truk të ri dhe unë dua t’i njoftojë qytetarët për të – e kjo është që më 10 maj do të thonë se do ta çojnë aktin (draft-statutin e Asociacionit) që evropianët e kanë propozuar në Gjykatën Kushtetuese, për ta vlerësuar kushtetutshmërinë, për të thënë se ka nisur procesi rreth Asociacionit e në fakt s’ka nisur asgjë. Pastaj (ndërkombëtarët), do të na thonë se kjo është arsyeja që ne po votojmë për Kosovën në Këshillin e Evropë. Pra, kjo është ajo që do të ndodhë”, tha ai.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut. Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut – me seli në Strasburg, Francë bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026