Dëshira për triumfin e PD në zgjedhje në rritje, analistët tregojnë shkaqet

12 Mars 2021 | 13:06

Sondazhi i tretë kombëtar zgjedhor i kompanisë MRB për Euronews Albania tregoi se 44% e shqiptarëve do të dëshironin që zgjedhjet e 25 prillit t’i fitonte Partia Socialiste, ndërsa 35.1% do të dëshironin që të fitonte Partia Demokratike.

Krahasuar me sondazhet e tjera, vetëm PD rezulton të ketë rritje në përqindje nga 30.6% në 35.1% ndërsa diferenca mes dy partive të mëdha është ngushtuar nga 15% në 8.9%.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha në emisionin “Barometri Politik” se nga të dhënat e sondazhit rezulton se PS është njëkohësisht më e dëshirueshmja, por edhe me e trishtueshmja në raport me partitë e tjera tek qytetarët, kur ata pyeten mbi dëshirat e tyre për të qenë fituese ose jo në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ky grafik mat dëshirën e njerëzve. PS vërtet ka shumicën e dëshirave të njerëzve që i duan fitoren, ndërsa kur pyeten po të njëjtët njerëz thonë se do ndiheshin të trishtuar nëse fiton PS-ja.

Pra, PS është edhe më e dëshirueshmja dhe me e trishtueshmja në raport me partitë e tjera. Konkluzioni që doja të nxirrja është ky, që shumica e shqiptarëve të pyetur dëshirojnë që PS të fitojë, por po e njëjta shumicë do ndiheshin të trishtuar nëse do fitonte”, tha z. Manjani.

Për drejtuesin e emisionit ‘Me pak Fjalë’, Neritan Sejamini, kjo shifër shkon në favor të PD dhe të opozitës, duke qenë se për PS sipas tij situata është e qartë dhe në kampin qeveritar nuk ka dhe nuk parashikohen ndryshime në këtë aspekt.

Sipas tij, nisur nga të dhënat e sondazhit që e nxjerrin në rritje PD, të paktën 35 për qind e votave të shqiptarëve shkojnë për PD, dhe po ti shtosh këtu votat e LSI.

“Ky rezultat, 35 për qind do të dëshironin të fitonte opozita, tregon se gjithë 35 përqindëshi është potencial votash për opozitën, madje edhe 12,9 për qind i atyre që nuk janë përgjigjur janë votues potencialë të opozitës.

Ajo që është e qartë është se të paktën 35 për qind e shqiptarëve mund të votojnë për PD. Dhe nëse rezultati do të jetë nën 35 për qind tregon se PD nuk po përmbush pritshmëritë. Do të thotë se në këto zgjedhje, nëse do të punojë PD, të paktën 35 për qind e shqiptarëve do të votonin PD, po të shtoje këtu edhe votat e LSI dhe partive të tjera rezultati është shumë i favorshëm për opozitën”, tha z. Sejamini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021