“SHBA s’e mbështet luftën”, koloneli: Çfarë fshihet pas sulmit të Iranit në Izrael

16 Prill 2024 | 12:21

Koloneli Çlirim Toçi tha në një intervistë për Euronews Albani se sulmi i Iranit ndaj Izraelit ishte një formë për të treguar forcën brenda vendit ku reputacioni i regjimit të Ajatollahëve është në pikën më të ulët.

Sipas tij, kjo ishte më tepër një histori e krijuar për të treguar dominancën, pasi Irani e di shumë mirë se pas Izraelit qëndron SHBA.

Kjo e fundit ka shprehur mbështetje të palëkundur ndaj këtij shteti, por duke u pozicionuar kundër përshkallëzimit të konfliktit të Lindjen e Mesme.

“Kjo ishte pak a shumë edhe një histori e krijuar se Irani e di mirë që pas izraelit qëndron një miqësi e hershme që nga krijimi i shtetit të izraelit, SHBA ka deklaruar që do qëndrojnë në krah të Izraelit, por se është kundër përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Gjatë sulmit të Iranit kishte vende që kanë shkëmbyer informacione dhe kanë marrë pjesë në dëmtimin e këtyre dronëve që janë Jordania dhe Arabia Saudite, që ja kanë bërë të qartë SHBA dhe Izraelit se nuk jemi pjesë e një koalicioni për një lufte kundër Iranit”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026