Shqipëria në KiE: Anëtarësimi i Kosovës, stabilitet në Ballkan. Ta mirëpresim
Përfaqësuesja e Shqipërisë në KiE, Blerina Gjylameti është shprehur se Kosova duhet të jetë anëtare e kësaj organizate, ndërsa po mbahet dhe Asambleja e Përgjithshme.
Ajo është shprehur se votimi për Kosovën është një votë për stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.
Më tej ajo shtoi se anëtarësimi do të garantojë që çdo individë në Kosovë, që pavarësisht etnisë të jetojë në dinjitet falë kësaj organizate
“I shërben rindërtimit të rajonit. I shërben të mirës së një vendi që ka kërkuar fleksibilitet ashtu dhe vendosmëri. Ky anëtarësim do të garantojë që çdo individë në Kosovë, që pavarësisht etnisë të jetojë në dinjitet falë kësaj organizate. Votimi për Kosovën është një votë për stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.
Është një mesazh i qartë që Evropa duhet të jetë e bashkuar. Është me rëndësi që Kosova të bashkohet me familjen dhe vlerat tona. Teksa përballemi me sfida të reja, le ta mirëpresim Kosovën në kupolën tonë. Le ta përfaqësojmë këtë mundësi historike që do të përforcojë unitetin e Europës ku çdo vend të mund të jetojë më paqe dhe harmoni”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)