A do ta njoh Greqia-Kosovën? Basha: Vendi fqinj ka adoptuar një qëndrim konstruktiv

17 Prill 2024 | 11:26

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se i takon politikës në Kosovë dhe kujtdo tjetër që ka marrëdhënie pozitive me Greqinë, të punojnë në drejtim të procesit të njohjes së Kosovës nga vendi fqinj.

Komentet Basha i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se Greqia ka adoptuar një qëndrim mjaft konstruktiv në raport me Kosovën dhe zhvillimet atje.

Sipas Bashës, ky qëndrim pozitiv i Greqisë, kulmoi me përgatitjen e raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, nga motra e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Dora Bakojanis.

“Dora Bakojanis ka pranuar që të jetë reporterë në një çështje që askush tjetër nuk do të pranonte ta merrte përsipër. Është futur në mes Kosovës dhe Serbisë në diçka ku deri tani Eskobar, Lajçak dhe të tjerët nuk kanë arritur dot objektivat e vëna vetes së tyre. Dhe ia doli me sukses. Sepse suksesi matet me produktin.

Produkti është vota e më shumë se 2/3, 82 % e Asamblesë Parlamentare votoi raporton e saj dhe i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Se si e arriti është një kombinim i përvojës dhe personalitetit të saj dhe serbët kanë bërë një gabim që kanë menduar se përmes bullizimit do të stepnin Bakojanis. Ajo është një grua e fortë.

Kjo nuk ka lidhje me qëndrimin e Greqisë, është një dosje më vete. I takon kryeministrit Kurti dhe kujdo tjetër që është në marrëdhënie pozitive me Greqinë, që të bëj gjithçka për të avancuar njohjen nga Greqia, ndërkohë që Greqia ka adoptuar një qëndrim mjaft konstruktiv në raport me Kosovën dhe zhvillimet atje”, tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026