Spahiu: Albin Kurti falënderon Europën vetëm kur na votojnë, jo kur na këshillojnë

17 Prill 2024 | 13:14

“Kosova duhet të jetë falënderuese me Europën”, tha për Euronews Albania Kreshnik Spahiu, i cili shtoi se qeveria e Kurtit nuk duhet të tregohet mirënjohëse vetëm kur ka interes, e në raste të tjera të bëjë “rolin e sovranizmit”.

Sipas juristit është shumë e rëndësishme që qeveria e Kosovës të kuptojë se Europa është në krahë të saj dhe të ndjekë këshillat që i jepen nga aleatët, pasi në këshillin e ministrave ku do të miratohet anëtarësimi i saj në KiE në muajin maj, gjërat mund të ndryshojnë edhe për një votë të vetme.

“Kosova duhet jetë më mirënjohëse dhe më falënderuese me europën. Jo kur ka interes të duartrokas për Europën dhe kur Europa e Këshillon atë të bëjnë sovranistin. Mendoj se sovranizmi i “Vetëvendosjes” dhe qeverisë së Kosovës duhet të tregohet ndaj Serbisë dhe jo ndaj Uashingtonit dhe Brukselit, sepse dje ishte një provë që e gjithë Europa është në krah të Kosovës.

Madje edhe Greqia që ka qenë kundër Kosovës, dje ishte një avokate e Kosovës, nëpërmjet Dora Bakojanis, e cila ka autorësinë për këtë anëtarësim. Kosova duhet të jetë më e kujdesshme dhe duhet të kuptoj se dje Europa nuk ka anëtarësuar qeverinë e Kosovës, por popullin dhe shtetin e Kosovës dhe ne nuk duhet të krisim marrëdhëniet me Europën dhe me Uashingtonin, pasi edhe për një votë mund të lëvizin gjërat në Këshillin e Ministrave dhe të varet fati i anëtarësimit”,-tha juristi Kreshnik Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026