Sëmundja “duar-këmbë-gojë”, pediatria: Kujdes! Po prek fëmijët në çerdhe e kopshte

17 Prill 2024 | 16:55

Dhjetëra fëmijë janë drejtuar javët e fundit në urgjencën pediatrike si pasojë e prekjes nga virusi “Koksaki” ose siç njihet ndryshe sëmundja “duar-këmbë-gojë”.

Rastet nuk kanë munguar as në poliklinika. Mjekët pediatër thonë se sëmundja është e përhapur kryesisht në moshat pediatrike.

Por cilat janë shenjat me të cilat nis sëmundja?

“Simptomat fillojnë me temperaturë e cila duket sikur nuk qetësohet, lezionet nisin të shfaqen te pjesa e brendshme e gojës te pjesa  e brendshme e duarve dhe shputat e këmbëve. prandaj quhet sëmundja “duar-këmbë-gojë””, tregon Arda Gjermeni Mjeke Pediatre

Nuk ka medikamente dhe asnjë vaksinë parandaluese kundër këtij virusi.

Mjekët rekomandojnë izolimin e fëmijëve në rastet e infektimit, pasi sëmundja mund të transmetohet tek të tjerët. “Koksaki” u shfaq masivisht në Shqipëri në vitin 2021.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026