Rikthim në origjinë/3 shqiptaret e lindura në SHBA, kërkojnë rrënjët në Stratobërdhë

17 Prill 2024 | 17:50

Kristin Savage, Georgia Murphy dhe Paula Lazar jetojne në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty ku kanë lindur dhe janë rritur.

Të treja se bashku me pjesëtarë të tjerë të familjes rrënjët i kanë nga Stratobërdha, një fshat i largët i Vithkuqit të Korçës.

Gjyshi i tyre ka emigruar në SHBA rreth viteve 1930 , aty ku është martuar e ka krijuar familjen e vet.

3 mbesat së bashku me pjesëtarë të tjerë të familjes, kanë ardhur në Korçë për të parë qytetin por dhe fshatin ku lindi gjyshi i tyre.

“Unë jetoj ne Boston. Gjyshërit e mi kanë lindur të gjithë këtu në Korçë. Gjithë jetën time kam dëgjuar gjyshërit të flisnin për traditën shqiptare, ata flisnin me dashuri për Shqipërinë. Nuk di shumë në fakt për Shqipërinë por e di që erdhën në Amerikë për të punuar. Gjyshërit ishin nga Treska Stratoberdha. Erdha për herë të parë dhe mund ta quaj shtepia ime. Qyteti shumë i bukur”-tha Kristin Savage.

” Shumë emocionale, prekëse të jesh këtu. Ambientet këtu, njerëzit kaq të dashur, u mbushem shpirtërisht. Marr frymë lirisht këtu. Kisha dëgjuar për Korçën, mami na tregonte se prindërit e saj ishin nga Korça, ishin nga fshati i Treskës dhe mami fliste kaq ëmbël për ju. Ishte një lloj amaneti të vinim këtu, jemi rritur duke ngrënë ushqim shqiptar, duke dëgjuar muzikë shqiptare. Do marrim disa gjëra nga Korça dhe do i vendosim në varret e tyre në Amerike”-theksoi Georgua Murphy.

“Korça është qyteti më i bukur në Shqipëri, rrugët, pazari, malet. Ishte një dëshirë sepse doja të shikoja ku gjyshërit e mi ishin rritur, rrënjet tona burojnë nga ky vend. Gjysherit na flisnin pothuajse çdo ditë për Shqipërinë, babi na fliste për traditat. Unë jam e prekur që po shikoj Shqipërine dhe shqiptarët”-tha Paula Lazar.

Pasi kanë parë Korçën, Pogradecin dhe fshatrat turistike të juglindjes janë nisur për të vizituar qytete të tjera të vendit, mbi të gjitha Stratobërdhën e gjyshit të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026

Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)

Një qen i racës haski ka treguar përkushtimin e tij ndaj familjes në një moment dramatik, kur u përball me një ari që po vraponte...
21:04 | 07/07/2026

Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën gjatë një takimi me ish-të përndjekurit politikë, të zhvilluar në ambientet e selisë blu. Deklaratat...
20:47 | 07/07/2026