Procedimi i 4 zyrtarëve në Korçë, shkelje në lejet e ndërtimit për 20 subjekte

12 Prill 2024 | 10:36

Dalin detaje të reja nga procedimi i dy drejtorëve dhe dy specialistëve në bashkinë e Korçës, të cilët janë akuzuar nga prokuroria e Korçës për shpërdorim detyre duke i shkaktuar një dëm ekonomik arkës së shtetit prej 30 milion lekësh.

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit thanë se janë gjetur shkelje në procedurën e lejeve të ndërtimit për 20 subjekte. Sipas të njëjtit burim të proceduarit nga ana e prokurorisë, për qëllime përfitimi personal i kanë dhënë leje ndërtimi objekteve të deklaruara, leje që kanë qenë për shtëpi banimi ndërkohë që këto subjekte janë shfrytëzuar për tregti.

Taksat e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit është 3% e vlerës së investimit ndërkohë që për objektet e shërbimit dhe tregëtisë kjo taksë është 8% e vlerës së investimit

Hetimi ndaj 4 punojësve të bashkisë së Korçës mësohet se ka filluar me indicie nga organet ligj zbatuese.

Gjykata e Korçës ka njohur të 4-t të proceduarit me masat e sigurisë “Detyrim Paraqitjeje” si dhe pezullim nga funksionet që mbanin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026