Përmbytjet|Shqiptarja nga Dubai: Qielli u bë jeshil nga stuhia, s’e kisha parë kurrë

18 Prill 2024 | 08:25

Pedagogia shqiptare në Dubai, Ajrina Hysaj, ka treguar situatën e përmbytjeve të ditëve të fundit atje, ku stuhi dhe shira të shumtë kanë “mbërthyer” vendin.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ajo tha se ditën e martë, kur edhe nisi stuhia, qytetarët ishin paralajmëruar dhe shumica e tyre ndodheshin në shtëpi.

Ajo tha se ajo ditë ishte tejet e frikshme, pasi sipas saj, qielli u bë jeshil dhe stuhia ishte tepër e fortë, një stuhi që Hysaj nuk e kishte parë ndonjëherë.

“Situata është e vërtetë, në zona të ndryshme është përjetuar në mënyra të ndryshme. Këtu ku jemi ne, ne nuk kemi pasur asnjë problem, por kemi parë gjithçka që ka ndodhur. Kemi parë qiellin jeshil, kemi parë shiun, kemi parë një stuhi të frikshme.

Ne në Shqipëri kemi shi, por këtë stuhi të frikshme nuk e kisha parë ndonjëherë. Kishte ditë në fakt që qeveria këtu thoshte që do të ketë reshje dhe stuhi. Shkollat ishin të mbyllura pas të hënës. Kjo stuhi nisi në Oman, ku vdiqën disa njerëz.

Ne të martën ishim në shtëpi. Ka ditë që në Dubai qielli është i errët. Jo ditë, por ka muaj edhe më shumë. Kjo mund të jetë nga retë. Kanë qenë re të dendura. Këtu është freskuar shumë në fakt”, tha Hysaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026