Basha: Në mjegullën e revolucionit rahmet past, keni bllokuar 10-ra iniciativa të PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se mazhoranca ka bllokuar dhjetëra iniciativa të PD-së, teksa Rithemelimi protestonte në sallën e Parlamentit.
Komentet Basha i bëri gjatë fjalës së tij në seancën plenare, ku hodhi akuza për marrëveshje të fshehta mes PS dhe Rithemelimit.
Ai tha gjithashtu se disa amendamente të rëndësishme si ai për ndihmën ndaj Kosovës, apo projektligji për vettingun e politikanëve dhe projektvendimi për heqjen e imunitetit të deputetëve, po mbahen në sirtarë me vendim të qeverisë.
“Pas mbaruat serinë e parë të teatrit, kthehemi pak te faktet. Qytetarët nuk e dinë çfarë marrëveshjesh bëni ju, me ata që vendosni të gradoni mes njëri-tjetrit, apo ti diktoni edhe në radhët e opozitës. Por qytetarët duhet ta marrin vesh se ju prej 6 muajsh nën mjegullën e revolucionit rahmet past keni bllokuar dhjetëra iniciativa të PD.
Sillni sot interpelancë me ministrin e mbrojtjes. Ku e ke interpelancën e kërkuar me Ramn për kampet e refugjatëve, për Arben Ahmetajn? Ka 4 muaj që mbani në sirtar amendamentin për Kosovën.
Ka nevojë të votohet amendamenti për ndihmë ushtarake për Kosovën. Këto nuk janë pyetje retorike, pres përgjigje. Pres përgjigje edhe për se çfarë keni bërë për vettingun e politikanëve. Pse nuk e sillni në Kuvend. Ku e keni projektvendimin për heqjen e imunitetit të deputetëve? Dhe dhjetëra akte të tjera të propozuara nga PD”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)