Dalja nga monitorimi i KiE| Majko: Vendimi tregues! Basha: Do e dëgjoni krismën
Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për daljen e Shqipërisë nga lista e vendeve nën monitorim ishte shkak i replikave në parlament mes deputetit socialist Pandeli Majko dhe kryetarit të partisë demokratike, Lulzim Basha.
“Këshilli i Europës mori një vendim i cili me thënë të drejtën është tregues se, o kolegët tanë të delegacionit kanë punuar më shumë sesa duhet, ose zoti Basha ka tradhtuar më shumë sesa duhet. Zoti Basha është thjesht një humor”- tha Majko.
“Shqetësimi në Këshillin e Evropës është dyfish më i madhe sesa vitin e kaluar. Kjo është meritë e kryeministrit tënd, qeverisë tënde, e korrupsionit, e bashkëpunimit ashiqare të dokumentuar në cdo instancë, edhe në këshillin e evropës mes qeverisjes dhe krimit të organizuar. Do t’ja dëgjoni krismën!”- tha Basha.
Pas një votimi unanim një ditë më parë, Shqipëria pas 29 vitesh doli nga lista e vendeve nën monitorim nga Këshilli i Evropës.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.