Libri “Vallëzim me Hënën”, shkrimtari Namik Dokle sjell 52 legjenda të Gorës

18 Prill 2024 | 16:06

Shkrimtari Namik Dokle ka promovuar sot librin e tij te ri ‘’Vallëzim me Hënën’’ ne te cilin përfshihen 52 legjenda të Gorës.

U promovua ne Akademinë e Shkencave libri “Vallëzim me Hënën”, i shkrimtarit Namik Dokle, në të cilin përfshihen 52 legjenda të Gorës, që i paraqiten për herë të parë lexuesit.

Disa nga legjendat e këtij libri vijnë ashtu siç tregohen, sot e kësaj dite, nga më të moshuarit dhe pasionantët e folklorit goran, të tjera janë të mbështetura mbi subjekte baladash të njohura të Gorës dhe një pjesë e vogël janë ringjallur nga kujtime të pjesshme, apo nga copëzat e legjendave në humbje, drejt harresës.

Namik Dokle nje mjeshtër i fjalës, me ‘’ Vallëzim me Hënën’’ na ka bërë të mahnitemi pas bukurisë së legjendave, te cilat ndoshta më shumë se të vërtetat, e kanë magjepsur gjithnjë njerëzimin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026