Nis vaksinimi i mësuesve, Rama: Pakkush besonte se do t’i siguronin para të tjerëve

13 Mars 2021 | 14:01

Pas marrjes së 38 400 dozave të para nga kompania AstraZeneca, Shqipëria ka nisur menjëherë procesin e vaksinimit të mësuesve dhe pedagogëve. Gjithashtu krahas arsimtarëve, do të nisë dhe vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjecc.

Ministria e Shëndetësisë thotë se gjatë ditës së shtunë janë kryer 1018 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,653 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria punon për të siguruar doza të tjera të vaksinave ndërsa në një vendim të pak ditëve më parë, qeveria shqiptare ka nisur negociata për të marrë dhe vaksina kineze dhe ruse.

“Ashtu siç askush nuk e besonte se ne do t’i shëronim plagët e tmerrshme të tërmetit pa humbur kohë dhe sot shërimi i tyre vazhdon pa u ndalur, ashtu edhe vaksinat që pakkush besonte se do t’i gjenim para shumë të tjerëve, ne do të vazhdojmë t’i rrisim në sasi pa u ndalur dhe do ta çlirojmë popullin tonë nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte, pa humbur kohë e pa mbetur mbrapa të tjerëve”, shprehet z. Rama

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026