Koleksioni i orëve të pilotit legjendar Michael Schumacher del në ankand

19 Prill 2024 | 14:06

Tetë nga orët luksoze dhe të personalizuara të legjendës së Formula 1 Michael Schumacher do të dalin në ankand – dhe mund të shiten për më shumë se 4.8 milionë dollarë në total.

Orët e rralla do të ekspozohen në Nju Jork nga 3 maji deri më 5 maj, përpara ankandit në Gjenevë, Zvicër, më 13 maj, sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s.

Familja e Schumacher mban një sërë orësh të mbledhura nga piloti kampion gjatë viteve dhe, “së fundmi, ata vendosën të ndahen me orët specifike të koleksionit, ku besonin se koleksionistët e orëve do të ishin në gjendje të vlerësonin vlerën e vërtetë të tyre”, tha të enjten për CNN, shefi i orëve të Christie’s, Remi Guillemin.

“Ne jemi vërtet jashtëzakonisht të lumtur që i kemi këto orë dhe që kemi qenë në gjendje të bashkëpunojmë me familjen”, shtoi ai.

Koleksioni do të jetë pjesë e ankandit tradicional të orëve të rralla të Christie’s, i përbërë nga pjesë të cilësisë së mirë dhe moderne nga marka të tilla si Audemars Piguet, FP Journe dhe Rolex.

Pjesët më të spikatura përfshijnë orën platin të Schumacher FP Journe Vagabondage 1, që mban pothuajse gjysmën e vlerës së vlerësuar të të gjithë koleksionit, me një çmim të pritshëm shitjeje deri në 2.2 milionë dollarë.

Ndërkohë, një orë çelik inox Rolex Paul Neëman Daytona pritet të shitet deri në 440,000 dollarë dhe ora e Schumacher’s Audemars Piguet Royal Oak pritet të shitet deri në 280,000 dollarë.

Sipas Guillemin, ora Rolex u emërua pas rrugës së shpejtësisë ndërkombëtare Daytona në Florida, dhe vlerësohet si “një nga orët më ikonike që Rolex ka prodhuar ndonjëherë”.

Schumacher pësoi një dëmtim të trurit pasi pësoi një traumë të rëndë në kokë gjatë një aksidenti me ski në vitin 2013.

Që atëherë ai nuk është shfaqur në publik, por gruaja e tij Corinna tha në një dokumentar të Netflix të vitit 2021: “Ne jetojmë së bashku në shtëpi. Ne bëjmë terapi. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Michael më të mirë dhe për t’u siguruar që ai të jetë rehat”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026