Ushtria serbe 30 km nga kufiri me Kosovën, ironizon Kurti: Ndotje e madhe e ajrit

19 Prill 2024 | 14:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar këtë të premte stërvitjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

Kurti tha se mbajtja e stërvitjes sulmuese në Peshter të Sanxhakut, 30 km larg kufirit me Kosovëndhe 3 kilometra larg kufirit me Malin e Zi, janë një tregues i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë në rajon.

Kryeministri i Kosovës ironizoi stërvitjet e forcave serbe duke thënë që mes të tjerash ato ushtrime paraqesin një ndotje të madhe për ajrin dhe tokën në Sanxhak.

“30 kilometra larg kufirit të Kosovës, në Peshter të Sanxhakut, është duke u zhvilluar dita, mbase kryesore, e ushtrimit të tyre ushtarak të quajtur ‘Vihor 2024’. Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikaz dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveç se është 30 kilometra larg kufirit të Kosovës është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi.Kjo është edhe një dëshmi se Serbia është autoriteti, instanca e faktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim për republikën tonë të cilën ata nuk e njohin. Meqenëse jemi këtu me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukturës, mund të themi se këto ushtrime paraqesin edhe ndotjen më të madhe të ajrit e të tokës në Sanxhak”, u shpreh Kurti

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026