Të rinjtë zëvendësohen me pensionistë, kompanitë gjejnë zgjidhje te mosha e tretë
Bizneset po punësojnë pensionistë, për shkak të të rinjtë nuk preferojnë të punojnë për shkak të pagave të ulëta.
Raporti i të rinjve që janë në marrëdhënie pune, sa vjen e ulet. Emigrimi është shkaku kryesorë, por dhe kërkesa për të siguruar të ardhura të larta më lehtë. Kompani të ndryshe ngrenë shqetësimin për plotësimin e vendeve boshe. Ofertat nuk kërkojnë me kërkesat e të rinjve.
“Të rinjtë kërkojnë një pagë shumë të lartë dhe nuk na ofrojnë atë çfarë ne kërkojmë. Është një problem shumë i madh…ve re që gjëja parë është sa është paga, do na duhen punonjës të rinj, po kërkojmë operatore telefonikë dhe kjo është një gjë që po hasim vështirësi, kriteri tjetër janë oraret, duan 3-4 orë, ndoshta dhe mendësia ka ndryshuar, të paguhen mirë të punojnë pak”-tha Ermonda Cehani, menaxhere në Call Center.
Në fund të tremujorit të katërt 2023, papunësia afatgjatë te grupmosha 15-29 vjeç arriti në 14.3%, me rritje 2 pikë për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Kjo shifër ishte më e larta që nga tremujori i parë i viti 2017, sa i përket 15-29 vjeç.
“Brezi i ri nuk pranojnë të firmosin kontratën pa pasur orarin preferencial, pagën dhe kushtet specifike, por ende nuk kanë parë çfarë pritet të bëjnë. Ose kur i thua që do bëjmë tre muaj prove të shohim sa të aftë jeni, nuk arrijnë deri në këto negociata. Ky është një problem dhe kjo është sfida që ne kemi sot”-tha Jonida Këllezi.
Në treg ndërkohë po ndodh një fenomen tjetër. Këto pozicione të lira pune, po zëvëndësohen nga pensionistët. Sipas të dhënave të INSTAT, mosha 65 vjec arriti shkallën me të lartë të punësimit në vitin 2023 në 16.3%, nga rreth 14.8% në vitin 2022
“Kemi mbështetur punonjës prej vitesh kemi ndikuar në zhvillim e atyre por dhe kjo do vijnë një ditë që do duhet të rekuperojmë njerëz të rinj”-tha Ermonda Cehani, menaxhere në Call Center.
“Teknologji dhe financë bashkë dhe i kemi kriteret krekrutese specifike. Duhet të kemi ekspertë të kësaj fushe, të vijë me një formim akademik të përshtatshëm. E kemi të vështirë për të gjetur staf. Gjenerat pak më të vjetra, kërkojnë të punojnë, rrinë dhe pa pagesë vetem që të vjedhin nga profesioni i të tjerëve”-tha Këllezi drejtore marketingu.
Megjithatë dhe kjo zgjedhje e tyre nuk është rastësore. Pensionet e ulëta dhe rritja e cmimeve e ka shtyre moshën e tretë, të mos gëzojnë pensionin por të vazhdojnë të punojnë.
“Sipërmarrjet vendete për punonjës duhet të plotësohet në një formë apo në një tjetër dhe zgjidhja është vazhdimësia e një pensionisti, në gjendje aktive për punë dhe pas pensioni…-pamjaftueshmëria e pensionit, duke parë dhe rritjen e produkteve të shportës. Së dyti që në disa pozicione, zanate dhe pozicione ka vërtet mungesë punonjësit dhe që të mos bllokohet një proces pune, siç janë mjekët atëherë automatikisht për të vijuar mbajtën gjallë të një shërbimi, pensionisti është i kushtëzuar”-tha Erion Muça, ekspert punësimi.
Ekspertët ngrenë shqetësimin se përveç emigrimit, ndër shkaqet kryesorë të rritjes së papunësisë tek të rinjtë është dhe mospërputhja e asaj çfarë ofron tregu dhe arsimit të lartë që një i ri zotëron.
LEXONI GJITHASHTU:
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës